Universitetit Barleti në kuadër të Steam+ Albania dhe platformës Talenti , zhvillon Konkursin e Parë Rajonal për Vitin 2025 “Konkursi Steam+ Për Talentet e Reja Shqipëri e Veriut & Shqipëri e Mesme 2025”. Konkursi do te zhvillohet të shtunën më 15 shkurt 2025 ora 10.00 pranë Universitetit Barleti, Rr Frang Bardhi, Tiranë
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë FALAS nxënësit dhe maturantët e Shkollave të Mesme nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, me projektet e tyre të përfunduara, në proces përfundimi apo projekt ide te viteve të fundit në Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim, Inteligjencë Artificiale) TIK (IT, Programim, Databaze, Rrjeta), Arkitekturë-Design, Arte etj drejtime të ndërlidhura me sa më sipër.
Konkursi përbën një pikëtakimi me vlerë për promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve, dhe mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin jo vetëm në plan kombëtar, por edhe ndërkombëtar përmes filozofisë së STEAM+
Në konkurs do të shpallen 10 projekte finaliste të cilët do të marrin pjesë tek Konkursi Kombëtar Steam+ për Talentet e Reja 2025 dhe do të promovohen në rrjetin europian EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network(ETSN).
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes në këtë event.