• Rreth STEAM
    • Rreth STEAM
    • Program
    • Manifesti
    • Shkolla Partnere
    • Rrjeti i Mësuesve
    • Rrjeti i Nxënësve
    • Komuniteti dhe Industria
  • Programi
    • Platforma STEAM
    • Koalicioni STEAM
    • Rrjeti STEAM
    • Akademia STEAM
    • Klubet STEAM
    • Aktivitetet STEAM
    • Laboratorët STEAM
    • BARLETI STEAM
    • European Association of STEAM
  • Shkenca
    • Astronomi
    • Shkenca natyrore
    • Fizika
    • Biologji
    • Kimia
  • Teknologjia
    • Shkenca Kompjuterike
    • Kodimi
    • Natyra dhe Teknologjia
  • Inxhinieri
    • Qëndrueshmëria
    • Inxhinieri
    • Fizikë dhe Kimi
    • Menaxhimi i burimeve natyrore
  • Artet
    • Artet
    • Teatri
    • Muzikë
    • Aftësitë gjuhësore
    • Komunikimi
  • Matematika
    • Matematika
  • TË TJERA
    • Gratë në STEAM
    • Shkolla fillore
    • Shkolla e mesme
    • Edukimi me nevoja të veçanta
  • Trajnime me kredite
  • FAQs
  • Steam Albania Dossier
  • Na kontakto
Login
STEAM AlbaniaSTEAM Albania
  • Rreth STEAM
    • Rreth STEAM
    • Program
    • Manifesti
    • Shkolla Partnere
    • Rrjeti i Mësuesve
    • Rrjeti i Nxënësve
    • Komuniteti dhe Industria
  • Programi
    • Platforma STEAM
    • Koalicioni STEAM
    • Rrjeti STEAM
    • Akademia STEAM
    • Klubet STEAM
    • Aktivitetet STEAM
    • Laboratorët STEAM
    • BARLETI STEAM
    • European Association of STEAM
  • Shkenca
    • Astronomi
    • Shkenca natyrore
    • Fizika
    • Biologji
    • Kimia
  • Teknologjia
    • Shkenca Kompjuterike
    • Kodimi
    • Natyra dhe Teknologjia
  • Inxhinieri
    • Qëndrueshmëria
    • Inxhinieri
    • Fizikë dhe Kimi
    • Menaxhimi i burimeve natyrore
  • Artet
    • Artet
    • Teatri
    • Muzikë
    • Aftësitë gjuhësore
    • Komunikimi
  • Matematika
    • Matematika
  • TË TJERA
    • Gratë në STEAM
    • Shkolla fillore
    • Shkolla e mesme
    • Edukimi me nevoja të veçanta

Lajme dhe Aktivitete

  • Home
  • Blog
  • Lajme dhe Aktivitete
  • Ndryshmet klimatike dhe Kodimi

Ndryshmet klimatike dhe Kodimi

  • Posted by Erviola Konomi
  • Date 12 Janar, 2022

Hapësira e mësimit: Klasë.

Aftësitë dhe kompetencat:

  • Nxitini studentët që të reflektojnë lidhur me bujqësinë, industritë rurale,burimet natyrore, ndikimin e njeriut në sistemet natyrore dhe ndryshimin global të klimës.
  • Ndihmojini nxenesit të fitojnë njohuri lidhur me kodimin “unplugged”, dhe si mund të aplikohet ai për të bërë lojëra argëtuese.
  • Zhvilloni aftësitë e nxenesit: zgjidhja e problemeve, kreativiteti dhe puna në skuadër.
  • Mësojuni nxenesve në lidhje me qytetet ekologjike dhe ndryshimin e klimës.

Rezultatet e të nxënit: 

Nxënësi:

  • adapton ose të zhvillon aktivitete që do t’i ndihmojnë të rritin ndërgjegjësimin lidhur me çështjet mjedisore dhe ndryshimin e klimës.
  • fiton njohuri për komandat e kodimit “unplugged” të shprehur me simbole.
  • mëson si të kodojnë/çkodojnë binarët në shkronja.
  • reflekton duke ndarë përvojat e tyre me të tjerët.

Çfarë do t’ju duhet: 

  • Kompjuterë, tabletë, smartfonë me lidhje interneti (aktivitetet 1 dhe 4).
  • Mundësisht një projektor dhe një ekran, ose një tabelë smart (aktivitetet 2 dhe 4).
  • Një rrjetë për lojën; robot Edmodo (nëse nuk keni një robot, mund ta krijoni me kuti ose me robot letre Minecrat kështu); artikuj të ndryshëm për qytetin ekologjik, si panele diellorë, ose një mulli ere të bërë me materiale të ricikluara ose me vizatime; karta shigjetash për komandat; zarfe me pyetje (shiko shembullin në link, në anglisht). Kjo është për aktiviteti n3.

Planeti ynë, toka, po ndryshon për shkak të ndryshimit të klimës. Adresimi i ndryshimit të klimës do të jetë një sfidë, dhe studentët mund të kontribuojnë te projektimi dhe implementimi i zgjidhjeve të ardhshme. Propozohen katër aktivitete të lidhura:

Faza 1 parapërgatitore në shtëpi

Përshkrimi i veprimtarisë: Mësuesi / ja u jep nxenesve një artikull aktual. Pra duhet të paraqes një shembull të Integrimit Qëllimi # 13 në aktivitetet tona të drejtpërdrejt .

Hapi 1: Përgatitja e plani të mësimit, i cili përfshin, film animacion ose film komik ku nxenesve u prezantohet një situatë e bazuar në një problem ekzistues, të jetës reale, ndryshimi i klimës.

 Zgjidh videon (e bërë nga mesuesi ose model te gatshem ne internet qe lidhet me temen) e cila mund të jetë e dobishme për t’ua prezantuar nxenesve, se është koha qe nxenesit te ndergjegjesohen e të krijojne një plan për ndryshimin e klimës duke marr masa. video

Mesuesi pergatit pyetjet qe do u drejtoj te nesermen nxenesve ne klase ose ne forume diskutimi. Mundet te krijohen miniteste ose teste te shkurtra per te matur pergatitjen e nxenesit ne kushtet e shtepise.

Pyetje esenciale: Pasi ka shikuat videon, cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballen njerëzit në të gjithë botën sot?

Mësuesi u paraqet nxënësve pyetjet e drejtimit:

“Cila nga qëllimet e zhvillimit të qendrueshëm SDG është më e rëndësishme për njerëzit në ditët tona?

17 qëllimet e zhvillimit të qendrueshëm

Nxenesit mundet te realizojnë një ekspozitë me postera ose nje stuhi mendimesh/ Brainstorming për të treguar dhe shpjeguar atë që kanë mësuar në lidhje me këtë temë.Mësuesit do t’i ndihmojnë nxenesit të eksplorojnë konceptet e kodimit duke shpjeguar konceptet e algoritmeve dhe duke u demonstruar nxenesve si të kodojnë.

Nxenesit krijojne lojra si mozaiku , Miro ose Mind Meister, dhe do të krijojmë lojën Edmodo. Gjithashtu, mësuesi do të zhvillojë të menduarit kritik të nxenesve nëpërmjet një diskutimi në Tricider, dhe në një hartë brainstorming, duke luajtur Nasa climate kids, dhe një kuic ne quizzes. Mësuesi do të zhvillojë punën në skuadër të nxenesve duke bërë të mundur këto aktivitete. Mësuesi do të zhvillojë një aktivitet “unplugged” të quajtur “Edmondo dhe qyteti ekologjik”, i cili do të kombinojë njohuritë rreth kodimit dhe ndryshimit të klimës, dhe do t’i nxitë studentët të mendojnë thellë lidhur me problemet që kanë të bëjnë me të, dhe të sugjerojnë zgjidhje.

  1. Plotëso mozaikun!

Në hapin e parë, nxënësit do ta eksplorojnë problemin dhe do ta diskutojnë duke mësuar informacionet bazë në lidhje me ndryshimin e klimës. Për të zhvilluar të menduarit kritik, mësuesi u kërkon studentëve që të plotësojnë këtë mozaik.

Nëse doni të krijoni një mozaik me imazhe të tjera online, klikoni këtu. Plotësoni formularin e shkurtër dhe klikoni “Create the Jigsaw puzzle”. Mund ta ndani me studentët duke ndarë me ta linkun që shfaqet poshtë “Short Link” në faqen e mëposhtme.

Qoftë individualisht, qoftë në grupe me 2+-3 veta, nxënësit e plotësojnë mozaikun me kompjuterët, tabletat ose smartfonët e tyre. Pasi të gjithë nxënësit ta kenë plotësuar mozaikun, mësuesi fillon një diskutim duk eu bërë studentëve pyetje, të tilla si:

  • Çfarë nënkupton kjo figurë për ju?
  • Cilat janë problemet më të mëdha që hasin njerëzit anembanë botës sot për sa i përket ndryshimit të klimës?
  • Si ndikon në jetën tuaj të përditshme ndryshimi i klimës?

Opsionale: mësuesi mund t’i ftojë studentët që të nxjerrim përfundime në bazë të opinionit të tyre dhe ta përdorin këtë forum. Pyetja është në anglisht.

2. A mund ta krijoni algoritmin tuaj?

Së pari, mësuesi shpjegon se çfarë është një algoritëm në jetën e vërtetë. Mësuesi u jep studentëve një fjalë, për shembull “pemë”, dhe krijon një algoritëm me një fjalë, i cili përmban një “kusht” dhe një “pasojë”. Për shembull:

Çfarë ndodh nëse i presim pemët? Po nëse nuk presim (tjetër)? -> Nëse i presim pemët (kushti Boolian) atëherë përqindja e oksigjenit në ajër do të bjerë dhe sasia e dyoksidit të karbonit do të rritet (shprehjet kushtore). Tjetër (alternativë), nëse nuk i presim pemët, do të kemi më pak dyoksid karboni, dhe kjo do të sjellë më pak ndotje, shëndet më të mirë dhe më pak rrëshqitje dheu.

Pastaj, pasi studentët të kenë kuptuar se si funksionon algoritmi, mësuesi jep disa fjalë të tjera dhe i nxit studentët që të krijojnë algoritmet e tyre. Disa shembuj të fjalëve janë “rritja e nivelit të detit”, “ngrohja”, ose “shkrirja e akujve”. Studentët mund t’i ndajnë me klasën ose brenda grupeve algoritmet e tyre.

3. Koha për të luajtur

Mësuesi krijon me studentët lojën “Roboti Edmodo viziton/ndërton një qytet ekologjik”. Fillimisht duhet të krijohen, printohen ose mblidhen materialet për lojën:

  • Një rrjetë me përmasat 12×12 (shiko figurat)
  • Një robot “unplugged” Edmondo (shiko sugjerimet e mësipërme).
  • Zbukurime, si ndërtesa, pemë etj. prej materialesh të ricikluara.
  • Karta me shigjeta për komandat.
  • Pyetje

Mësuesi u shpjegon studentëve rregullat e lojës: nëse studentët u përgjigjen saktë pyetjeve në zarfe, ata e ndihmojnë në krijimin e qytetit ekologjik duke shtuar elementë të rinj (të krijuar me materiale ekologjike). Loja fillon me katrorin “START” dhe mbaron kur të mbërrijnë te qyteti ekologjik. Rrjeta tregon qytetin dhe i ndihmon studentët që të shohin hapësirën ku do të lëvizin.  Duke përdorur komandat e kodimit “unplugged” me kartat e shigjetave, studentët do t’i japin njëri-tjetrit udhëzime për lëvizjen e robotit nëpër katrorë. Ata mund të përgatitin një lëvizje në secilën prej hapësirave të rrjetit ndërsa kodojnë rrugën e tyre: shigjetat janë “kodi” i tyre. Kjo tregon se si lëvizin ata nëpër rrjetë.

Simbolet e shigjetave:

  • Majtas: ⬅️
  • Djathtas: ➡️
  • Ec përpara: ⬆️
  • Kthehu: ⤴️⤵️↪↩

Në rrjetë mund të gjenden simbole të ndryshme:

  • Rrotullim: 🔄
  • Pyetjet: ❓
  • Dyfishim të lëvizjeve: 2x

Udhëzimet e lojës janë si më poshtë:

  • Mësuesi / ja i ndan nxënësit në dy grupe dhe emëron drejtuesit e grupeve.
  • Secili grup ka krijuar pyetjet e veta (shembull në linkun në anglisht) në lidhje me ndryshimin e klimës, dhe zgjedh sfidat, p.sh. (luaj një lojë ketu), i vendos ato në zarfe për grupe të kundërta.
  • Leaderit e grupit, drejtuesi i grupit zgjedh anëtarin i cili do të bëjë pyetjen për grupin kundërshtar. Një anëtar i grupit do të ekzekutojë lëvizjen e Edmodo, duke krijuar një algoritëm me shigjetat. Roboti Edmodo do të lëvizë një katror për secilën kartë të zgjedhur. Nëse zgjidhet karta “kthehu djathtas” ose “kthehu majtas”, roboti do të qëndrojë në vend dhe do të kthehet në drejtim të kartave. Nëse Edmodo është pozicionuar në sheshin që ka një pikëpyetje, ai / ajo do të zgjedhë një pyetje nga kutia e pyetjeve.
  • Pyetjet kanë të bëjnë me Ndryshimet Klimatike. Nëse një nxenes përgjigjet saktë, një anëtar i dytë i grupit zgjedh një kartë të re dhe krijon një algoritëm të ri për të lëvizur Edmodo. Nëse një nxenesi nuk përgjigjet saktë, ai / ajo do të kthehet në sheshin e fundit, ose – për të komplikuar lojën – ekipi kundërshtar mund të shkruajë numra të ndryshëm të vendosur në një kuti që përcakton sa hapa prapa do të kthehet roboti nëse studenti nuk përgjigjet saktë. Për ta bërë lojën më interesante, Edmodo ka vendosur në rrugën e saj pengesa, si zarfe me pyetjet (shembulli ketu), sfida të ndryshme (p.sh. krijoni një mesazh  me kod binar si “një Eko-City është …”) ose në disa në sheshe mund të vendosni fotografi që kanë të bëjnë me ndryshimin e klimës dhe studentët duhet të japin përshkrimin e tyre dhe të ndihmojnë Edmodo të shtojë një element të ri në qytetin e tij, për ta bërë atë sa më ekologjik, p.sh., panele diellore, ndarje makinash / autobusë elektrikë, turbina me ere,etj.
  • Nëse algoritmi nxjerr Edmodo nga rrjeti, loja ka mbaruar.
  • Nëse Edmodo është pozicionuar në kutinë 2x, kemi dyfishim të lëvizjes së fundit të algoritmit. Nëse pozicionohet në kutinë “kthim” it, ai do të rrotullohet 90 ° majtas ↩, djathtas↪, poshtë ⤵️, lart
  • Pasi loja të ketë mbaruar, dy vizitorët / grupet e vizitorëve ndajnë përshtypjet e tyre, paraqesin algoritmet e krijuara, i krahasojnë ato dhe gjejnë gabimet në algoritmet e tyre.

4. Reflektimi

Mësuesi mund të ofrojë pyetje për vetë-reflektim, p.sh., në një mjet bashkëpunimi si ky Padlet ose studentët marrin quizzes (shembull në lidhje). Opsione të tjera janë ky forum ose mjet i ekipit të Microsoft team, nëse ky është një mësim i kombinuar nepermjet teknologjise.

Faza 3: Vlerësimi: Për vlerësim mund të përdorni këtë form (në anglisht), ose të zgjidhni një formë tjetër të modelit për vlerësim nga këto sample templates; gjithashtu mund të krijoni një kuiz në Kahoot.

Burime te tjera:

http://sdw-blog.eun.org/2020/03/10/lets-code-and-stay-safe-online/

https://codeweek.eu/training/coding-for-sustainable-development-goals

  • Share:
author avatar
Erviola Konomi

Previous post

Trajnimi i dytë i formimit të vazhduar me kredite për punonjësit e shëndetit njohur nga QKEV
12 Janar, 2022

Next post

Ndryshmet klimatike dhe Kodimi
18 Janar, 2022

You may also like

1 (1)
Zhvillohet Konkursi Kombëtar STEAM+ për Talentet e Reja 2025
5 Qershor, 2025
WEB (2)
KONKURSI KOMBËTAR STEAM+ PËR TALENTET E REJA 2025
23 Maj, 2025
web
KONKURSI DHE DITA E HAPUR STEAM+ PËR TALENTET E REJA – FIER 2025
22 Maj, 2025

Search

Kategori

  • AKTIVITETE EKSTRAKURRIKULARE
  • Aktivitete të lidhura me STEAM
  • Konkurse kombëtare me nxënës
  • KURIKULA STEAM
  • Lajme dhe Aktivitete
  • Materiale Mësimore
  • OLIMPIADA – KONKURSE – PANAIRE
  • Olimpiada Rajonale me projekte
  • Uncategorized
logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë

+355 697063488

[email protected]

STEAM MAP

  • Akademia
  • Burimet
  • Multimedia
  • Partnerët
  • E-Shop
  • Aderoni online në Maker Spaces 4 Education in Europe
  • Aderoni online në European Association of STEAM Educators

Lokacion

© Copyright 2021 - STEAM ALBANIA - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

[miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

Login with your site account

Lost your password?