Puna ne grup
Sipas disa studimeve të fundit, diversiteti i anëtarëve të një grupi pune ka avantazhet dhe dizavantazhet në mbarëvajtjen në punë.
Avantazhet
Një grup pune i përbërë me persona që nuk janë të ngjashëm me njëri-tjetrin mund të ketë këto efekte pozitive në rezultatet e një pune grupi:
Secili ka idenë e tij mbi zgjidhjen më të mirë të një projekti.
Sa më shumë ide të ketë mbi zhvillimin e një projekti, aq më i lehtë bëhet realizimi i tij.
Dizavantazhet
Punonjës që u përkasin kulturave të ndryshme mund të krijojnë mosbesim te kolegët e tyre.
Të qenët pjesë e një grupi ku kolegët u përkasin kulturave të ndryshme, mund të çojë në krijimin e problematikave të tilla si moskuptimi si pasojë e komunikimit në gjuhë të ndryshme.
Si të keni performancën më të mirë me grupe të ndryshme pune
Kohët e fundit, ecuria e një biznesi po mbështetet gjithnjë e më shumë në punën e skuadrës ndërmjet punonjësve në mënyrë që produktiviteti i një kompanie të rritet sa më shumë.
Kjo sfidë e shumë kompanive shihet mjaft qartë në përfshirjen e një grupi pune të punonjësve që kanë diferencë moshe, arsimim në fusha të ndryshme e deri te diferencat kulturore që mund të ketë secili prej tyre.
Edhe performanca e një pjese të madhe të menaxherëve varet nga arritjet e skuadrës së tyre. Sipas disa studimeve të fundit të kryera nga Universiteti i Kalifornisë, me në krye professor doktorin Kenji Klein, elementi i diversitetit në grupet e punës mund të rrisë performancën e një kompanie, por një gjë e tillë shoqërohet edhe më një risk të lartë, sepse shpeshherë ka rezultuar që diversiteti në një skuadër është shoqëruar me dështimin e një projekti.
Prandaj menaxherët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e stafit dhe krijimin e grupeve të punës, sepse ato jo gjithmonë janë produktive
Diversiteti i një grupi pune funksion më mirë në rastet e shpjeguara më poshtë:
Projekte që kërkojnë dhënien e ideve të ndryshme.
Projekte që kanë nevojë infomacioni që u përket fushave të ndryshme.
Globalizimi i kërkesës së biznesit që rrjedhimisht të çon në formimin e grupeve të punës që u përkasin kulturave të ndryshme Qe te eleminojme dhe te behemi profesioniste,ju duhet nje orientim profesionisti,e gjeni tek BTTC sipas standartit Europian te formatit