Socializim dhe kodim
Në kuadër të zbatimit të MOOC për Javën e Kodimit 2021, ne organizuam një grup studimi në Kukës, Shqipëri me katër mësues – tre që ndoqën takimet fizikisht dhe një që iu bashkua takimeve online.
Gjatë takimit të parë na lindi ideja për të ndihmuar një grup studentësh të Shkencave Kompjuterike në Këndin Amerikan të Kukësit për të fituar aftësi sociale duke shkëmbyer përvoja dhe duke ndihmuar fëmijët të kodojnë.
Grupi i Shkencave Kompjuterike kishte marrë pjesë në aktivitetet dhe klasat e mëparshme të kodimit, kështu që nxënësit dhe unë si mësuesja e grupit, u përfshimë në organizim
Pasi krijuam një grup me fëmijë të interesuar nga komuniteti, caktova datat e katër takimeve tona që të përkojnë me Javën e Kodit të BE-së. Secili prej këtyre takimeve do të mirëpresë njëzet fëmijë midis moshës 8-12 vjeç dhe përfshin aktivitete me përdorimin e kopmjuterit dhe unppluged.
Në çdo takim, fëmijët nga komuniteti dhe nxënësit e mi adoleshente morën pjesë në aktivitete kodimi, jo vetëm duke krijuar dhe mbështetur inovacionin, por duke krijuar një mjedis social shumë miqësor, i cili shpesh sillte momente argëtuese brenda grupit.
Nxënësit e përfshirë mësuan më shumë për Inteligjencën Artificiale, mënyrën se si krijohen robotët, kodimin e informacionit, krijimin e rrjeteve kompjuterike dhe përmirësonin më tej aftësitë e tyre sociale, diçka që ishte e nevojshme pas periudhës së mësimit online në muajt e fundit.
Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa ndihmën dhe infrastrukturën e Këndit Amerikan të Kukësit dhe Këndi BE Kukës, të cilët u dhanë certifikata të gjithë fëmijëve pjesëmarrës në çdo ditë të aktivitetit.Fëmijët e përfshirë i përkisnin shkollës “HavziNela” dhe shkollës “Avni Rustemi”, me vendndodhje në Kukës. Meqenëse aktivitetet u krijuan në kuadër të Bootcamp, ne si grup studimi u përzgjodhëm për të regjistruar një nga aktivitetet tona në hartën e Javës së Kodimit dhe , pasi u vlerësuam dhe morëm 100%, certifikatën e European Schoolnet Academy.