Drejtimi dhe Menaxhimi i Arsimit
Fillimi i trajnimit profesional ” Drejtimi dhe Menaxhimi i Arsimit” .Programi është i përshtatur dhe bazohet në trajtimin profesional të të gjitha problematikave më të shpeshta që hasin drejtuesit në procesin e drejtimit dhe menaxhimit të institucionit arsimor. Trajnimi do të ofrojë zgjidhjet dhe modelet më të qëndrueshme orientuese për pjesëmarrësit për të përmirësuar cilësinë dhe rezultatet e punës së tyre. Trajnimi drejtohet nga ekspertë të spikatur të edukimit me përvoja shumë vjeçare në edukim dhe mësimdhënie, drejtim trajnimesh dhe institucionesh arsimore si dhe me përvojë në hartim dhe zbatim standartesh dhe kurrikulash.