“STEAM+Albania” është një sistem kombëtar gjithpërfshirës funksionalitetesh i Universitetit “Barleti” i cili synon të përforcojë dhe zhvillojë krijimtarinë e nxënësve, studentëve dhe profesionistëve përmes nxitjes, incentivimit dhe motivimit për të integruar shkencat përbërëse të STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Arte dhe Matematikë), në realizimin e projekteve të ndryshme aplikative dhe shkencore në funksion të shpikjeve, inovacionit, arritjeve të larta shkollore dhe profesionale, por dhe dhënie zgjidhje të problematikave më të shpeshta të jetës së përditshme dhe zhvillimeve të gjithanshme globale.
STEAM+ Albania është anëtar me të drejta të plota i EU STEM Coalition (https://www.stemcoalition.eu/members)-rrjet në mbarë BE-në që punon për të ndërtuar arsimim më të mirë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) në Evropë, me qëllim formësimin e politikave dhe praktikave arsimore STEM që nxisin rritjen ekonomike, mundësitë dhe mirëqenien për të gjithë.
Vizioni
Vizioni ynë është të formësojmë politikat dhe praktikat arsimore STEAM që nxisin rritjen ekonomike, mundësitë dhe mirëqenien për të gjithë. Ne punojmë në promovimin e mënyrave modern e të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies bazuar në STEAM.
Ne duam të inkurajojmë të menduarit ndryshe dhe të ushqejmë të mësuarit me një sistem gjithpërfshirës funksionalitetesh në një mjedis që nxit mundësinë për sukses.
Qëllimi i STEAM është t’u ofrojë nxënësve, maturantëve, studentëve dhe profesionistëve qasje shkencore dhe aplikative, që përqëndrohen në zhvillimin e zgjidhjeve për problemet që ndeshen gjatë eksperiencave në shkollë dhe në punë, përmes hulumtimit, kërkimit, studimit dhe zbulimit.
Edukimi STEAM ndihmon në përgatitjen e nxënësve, maturantëve, studentëve dhe profesionistëve për t’u bërë anëtarë aktivë dhe efektivë në shoqëri përmes zhvillimit të partneriteteve të biznesit dhe industrisë, praktikave dhe projekteve të rëndësishme.
Misioni
Misioni ynë është t’u ofrojmë cilido njohuritë dhe aftësitë që do t’u nevojiten në karrierën e tyre, në mënyrë që të bëhen mendimtarë të pavarur dhe komunikues që aplikojnë teorinë kritike dhe dizajnin krijues për të zgjidhur në mënyrë bashkëpunuese çështje të rëndësishme përmes integrimit të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë, Arteve/Shkencave Humane dhe Matematikës.
Qëllimi
Qëllimi i modelit “STEAM” është t’u ofrojë nxënësve dhe studentëve një formim holistik/tërësor që përqendrohet në zhvillimin dhe zgjidhjen e problemet e botës reale nëpërmjet kërkimit, planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve. Edukimi me anë të modelit “STEAM” ndihmon në përgatitjen e nxënësve dhe studentëve për t’u bërë anëtarë aktivë dhe efektivë në shoqëri nëpërmjet zhvillimit të partneriteteve të biznesit dhe industrisë, praktikave dhe projekteve zhvillimore.