Edukimi i të rinjve nëpërmjet modelit STEAM
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti( BIRD) në kuadër të STEAM ALBANIA dhe Universitetit Barleti është fitues i projektit: Edukimi i të rinjve nëpërmjet Modelit STEAM. Projekti do të zbatohet me Drejtuesit, Mësuesit dhe Nxënësit e Gjimnazeve Kryesore të Tiranës: Gjimnazi Ismail Qemali, Gjimnazi Qemal Stafa, Gjimnazi Sami Frashëri, Gjimnazi Petro Nini Luarasi dhe Gjimnazi Besnik Sykja. Projekti do të konsistojë në Hartimin e Kurrikulës STEAM; Trajnim të Trajnuesve(TOT) në këto Gjimnaze; Trajnim i mësuesve të 5 Gjimnazeve; Orë praktike dhe laboratorike me nxënësit për zbatim faktik të Modelit STEAM, për ta kthyer këtë model në një metodikë bashkohore të qendrueshme në mësimdhënie dhe zbatim të saj në çdo shkollë të vendit. Ky projekt mbështetet nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Tirana Kryeqyteti i Rinisë”. Zbatimi i këtij projekti vjen pas një sërë aktivitetesh dhe nismash për të forcuar dhe fuqizuar STEAM ALBANIA tanimë i shndërruar në një program kombëtar dhe konsolidimin e përqafimim e tij nga çdo shkollë dhe mësues i vendit.