Festivali Kombëtar Steam+Albania 2026 është një pikëtakim i rëndësishëm në të cilin ftohen të marrin pjesë maturant/ë apo nxënës të shkollave të mesme të shoqëruar nga mësuesit ose jo, që kanë realizuar 2 vitet e fundit një apo disa projekte fizike(prototipe)apo kanë projekt ide interesante( në kompjuter, laptop, tablet, tel, usb, të shkruar, apo që mund ta prezantojnë) në Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Informatikë, Art, Dizajn, Mjedis, Teknologji, Inxhinieri, Arkitekturë, Mjekësi, Ekonomi etj
Pjesëmarrja është FREE dhe do ju japë mundësinë maturantëve dhe nxënësve pjesëmarrës që të:
1. Takojnë ekspertë dhe profesionistë të spikatur për të diskutuar dhe konsultuar me ta si mundësinë e përmirësimit dhe zhvillimit të projekteve ashtu dhe promovimin e tyre të mëtejshëm
2. Vizitojnë dhe prezantohen me laboratorët shkencorë dhe eksperimentale të cilët mund ti përdorin e të punojnë tek to për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre
3. Përfitojnë bursa dhe tarifa me ulje studimi
4. Promovojnë talentin e tyre në një ditë të veçantë me pjesëmarrje dhe vizibilitet të lartë
5. Prezantojnë dhe promovojnë projektin/et e tyre ne rrjetin Europian EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network(ETSN) duke i dhënë jehonë europiane krijimtarisë së tyre
6. Shkëmbejnë përvoja dhe eksperienca me maturantë dhe nxënës të tjerë pjesëmarrës me projekte
7. Maturantët, Nxënësit dhe Mësuesit apo Drejtuesit pjesëmarrës do të pajisen me 3 certifikata:
- Certifikatë pjesëmarrjeje
- Certifikatë vizitori
- Certifikatë për shkollën
Për çdo info mbi detajet na kontaktoni në: 0672048999
Afati i fundit për të aplikuar: E premte më 24.04.2026 ora 16.00
Ju mirepresim në një eksperiencë të paharrueshme
STEAM+ALBANIA


