Universitetit Barleti dhe Bashkia Fier në kuadër të Steam+ Albania dhe platformës Talenti, përfaqësi të nismave europiane në Shqipëri si EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network(ETSN), zhvillon Konkursin e Dytë Rajonal atë të Vitit 2025 “Konkursi dhe Dita e Hapur Steam+ Për Talentet e Reja – FIER 2025”. Konkursi do të zhvillohet të premten më 29 maj 2025 ora 12.00 pranë Godinës së Ish Universitetit të Fierit, FIER.
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë nxënësit dhe maturantët e Shkollave të Mesme nga i gjithë Qarku Fier ( Ballsh, Patos, Roskovec), me projektet e tyre të përfunduara, në proces përfundimi apo projekt ide të viteve të fundit në Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim, Inteligjencë Artificiale) TIK (IT, Programim, Databaze, Rrjeta), Arkitekturë-Design, Arte etj drejtime të ndërlidhura me sa më sipër.
Ky konkurs do të jetë njëkohësisht si ditë e hapur informimi për nxënësit dhe maturantët e Qarkut Fier të cilët duke e vizituar, do të kenë mundësi të takojnë për të diskutuar dhe u konsultuar lidhur me këshillimin dhe orientimin në karrierë, profesorë, akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Diskutimet do të jenë mbi profesionet më të kërkuara dhe vendimarrjen vazhdimit të studimeve të larta në shumë prej tyre, si dhe për të marrë një informacion profesional e të bollshëm, lidhur me degët apo programet e studimeve të larta për të cilat kanë preferencë personale.
Konkursi përbën një pikëtakimi me vlerë për këshillimin dhe orientimin profesional në karrierë, promovimin e talenteve të nxënësve dhe maturantëve të Qarkut Fier, dhe mbështetjen e tyre për të zhvilluar aftësitë, njohuritë, prirjet dhe talentin jo vetëm në plan kombëtar, por edhe ndërkombëtar përmes filozofisë së STEAM+
Në konkurs do të shpallen 10 projekte finaliste të cilët do të marrin pjesë tek Konkursi Kombëtar Steam+ për Talentet e Reja 2025 dhe do të promovohen në rrjetin europian EU STEM COALITION dhe European Talent Support Network(ETSN).
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes në këtë event.