Sfidat e Gazetarisë Sportive në Shqipëri
“Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional” në bashkëpunim me “Barleti Training and Testing Center (BTTC)”, në kuadër të Akademisë së Sportit dhe Shëndetit, zhvilloi aktivitetin e drejtuar nga pedagogu Erion Muça, me temë “Sfidat e Gazetarisë Sportive në Shqipëri”, më të ftuar gazetarin dhe komentatorin e mirënjohur sportiv z. Dritan Shakohoxha.
Aktiviteti trajtoi rëndësinë që ka pasioni dhe dëshira për të punuar dhe kontribuar profesionalisht në tregun e gazetarisë sportive, duke ruajtur dhe zhvilluar standartet profesionale të gazetarisë dhe duke sjellë shembullin që modeli më i qendrueshëm dhe mesazhi i duhur në këtë drejtim është “Angazhimi, formimi dhe vullneti mund ta bëjë një sportist, gazetar sportiv profesionist”.