Shkolla – Bauhaus, shkolla e të ardhmes.
“Shkolla Bauhaus, shkolla e te ardhmes, e qendrueshme, miqesore me mjedisim dhe e bukur!”
Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, lancoi ne janar #NewEuropeanBauhaus, një thirrje për të ndërtuar së bashku një të ardhme të gjelbër dhe gjithëpërfshirëse “që është e bukur për sytë, mendjet dhe shpirtrat tanë”.
Ne ju bashkuam kesaj thirrje duke perfshire ne projektin tone shume sektor qe lidhen me projektimin, arkitekturen, inxhinierën, shkencën etj, per te nxitur mendimin krijues e për të diskutuar sfidat, shqetësimet dhe për të imagjinuar zgjidhje që formësojnë të ardhmen.
●Si do të ishin vendet e bukura, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse?
●Nëse do të ishte shkolla jonë, si duhet të dukej, të ndihej, të funksiononte?
●Si do ta ndajmë hapësirën e saj dhe cilat do të ishin zakonet tona të reja?
Të bukura janë shkollat, ku zbatohen praktikat dhe përvojat, që janë:
1) Pasurim, i frymëzuar nga arti dhe kultura, duke iu përgjigjur nevojave përtej funksionalitetit.
2) E qëndrueshme, në harmoni me natyrën, mjedisin dhe planetin tonë.
3) Gjithëpërfshirës, duke inkurajuar një dialog ndërmjet kulturave, disiplinave, gjinive dhe moshave.
Veprimtarit e projektit:
•Evidentimi I problemit se si do ta donin nxënësit shkollën e të ardhmes?
•Pse do donim të kishim një shkollë të qendrueshme?
•Si mundet ta bëjmë një shkollë të qendrueshme dhe gjithëpërfshirës?Eco-friendly school.
Faza e parë: Si fillim krijojmë një sondazh për të evidentuar vizionin e nxënësve për shkollën e të ardhmës.
Faza e I: Sondazhi I bërë me nxënësit e shkollës evidentoi kërkesat e nxënësve për të bërë dizajnimin e shkollës së të ardhmes.
Faza e dyte: Krijimi i
klubeve te energjise, te shkences ambjentalisteve dhe i arteve.
Klubi i energjisë:
Nxënësit do bëjnë një punë kërkimore mbi konsumimin e energjisë elektrike në shkollë, sa harxhojmë dhe koston e këtij harxhimi dhe se si përdorimi ynë i energjisë mund të ndikojë në ndryshimin e klimës.
- Mbajnë në excel shënime për të dhënat paraprake të grumbulluara nga përdorimi I Mikrobit-ve
Fillimi I plotësimi të tabelës Javore.
Me matjen e të dhënave të marra nga mikrobiti, vunë re konsumim të tepërt të energjisë
Klubi i ambjentalisteve: Do tu përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme:
- Pse duhet të gjelbërojmë shkollën tonë?
- Si lidhet kjo me ndryshimet klimatike?
- Kush është ndikimi I pemëve në ambjent?
- Pse duhet të mbjellim produkte të vendit dhe të stinës?
- Si do veprojmë për rritjen sa më të mire të tyre?
- Çfarë duhet të masim?
- Si do ta eksplorojmë rëndësinë e mbjelljes së pemëve?
- Si do ta masim temperaturën e ajrit brenda serës?
- Si do ta masim lartësinë e rritjes së pemëve?
Procesi i punës.
1. Disenjimi kopshtit te shkolles.
Në bashkëpunim me grupin e Arteve
2. Të ushqehemi shëndetshëm, ushqimet bio te mbjella ne kopshtin e shkolles.
Mbrojtja e mjedisit
3. Mbjellja e perimeve te stinės dhe perdorimi per konsum ne mencen e shkolles.
4. Mbjellja e pemëve dekoruese të
shkolles.
5. Bërja e eksperimenteve dhe studim mbi rritjen e pemëve duke perdorur Microbitet.
Përdorimi I mikrobiteve për mate dhe mbledhje të dhënash, mbi kushtet e rritjeve të bimeve dhe pemëve.
Do te bejme krahasimin e rezultateve dhe llogaritjen dhe analizimin e të dhënave të tyre.
Faza e trete:
Klubi i Artit:
Disenjimi I shkolles, me ndricim te bollshem natyror, gjitheperfshirese per presonat me aftesi te kufizuara, miqesore, te bukur dhe funksionale me laboratore, ambjente te jashme ku mundet te behen studime dhe eksperimente si parqe, kopshte botanike, kende sportive, etj
Dekorimi I saj.
#UniversitetiBarleti
#STEM #education #SDG #energy #coding #bauhaus #Scientix #etwinning