Agroushqim
Programi i trajnimit në “Agroushqim” synon:
- Të pajisë studentët me njohuri të mjaftueshme përprocesin e agropërpunimit në industrine ushqimore;
- Të aftësojë studentët për të zbatuar njohuritë agropërpunuese në funksion të rritjes së prodhimit bujqësor;
- Të zhvillojë aftësitë drejtuese agropërpunuese dhe menaxheriale si një element shumë i rëndësishëm i efektshmërisë së detyrës të një agropërpunuesi;
- Të krijojë te studentët kompetenca të praktikës profesionale në fushën e agropërpunimit duke u ardhur në ndihmë fermerëve në përpunimin e produkteve ushqimore me afat te gjatë të konservimit të tyre për treg;
- Të krijojë njohuri të plota në fushën e agropërpunimit të produkteve bujqësore dhe të gjithë produkteve ushqimore të konsumit të përditshëm për treg dhe të konservuar me metodat e ndryshme te konservimit./