Albanian Science, Engineering and Design Fair

Rreth ASEDF

Universiteti Barleti në funksion të STEAM ALBANIA organizon për herë të parë Albanian Science, Engineering and Design Fair (STEAM) 2022.

ASEDF (STEAM) 2022  është një panair i nxënësve të shkollave të mesme në fushën e shkencave, inxhinierisë, informatikës, dizajnit dhe arkitekturës.

Profilet pjesëmarrëse me projekte në Panair: Fizikë, Matematikë, Informatikë, Biologji, Kimi, Dizajn dhe Arkitekturë.

Në panair nxënësit paraqesin punimet (projektet) e veta të cilat do të vlerësohen nga juria.

Pjesëmarrësit me 10 projektet më të mira që do të vlerësohen nga juria do të jenë pjesëmarrës me të gjitha shpenzimet e mbuluara në Panairin e Teknologjisë “Tekno Fest” 2022 në 26-29 Maj 2022 në Turqi.


+355 697063488
Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë