Konsulencë në Edukim dhe Mësimdhënie
Përshkrim hyrës:
Era e re e ndryshimeve në fushën e edukimit dhe mësimdhënies dhe transformimet e viteve të fundit që lidhen me ndryshimin e formatit klasik të edukimit dhe mësimdhënies nga varianti tradicional në atë modern, kanë rritur interesin mbi rëndësine e zhvillimit profesional të punonjësve dhe drejtuesve arsimor duke i nxitur të kërkojnë alternativa dinjotoze sesi të kualifikojnë veten.
Një tjeter aspekt i rëndësishëm i këtyre ndryshimeve është implementimi i kurrikulave të reja në arsimin parauniversitar si dhe mësimdhënia bazuar në kompetenca tanimë me në qender nxënësin, puna me të cilat kërkon nga mësuesi dhe drejtuesi arsimor çdo ditë e më shumë dije, njohuri dhe aftësi shtesë për të qenë efiçent dhe konkurues në punë duke e vlerësuar më shumë se më parë, rolin e pazëvëndësueshëm që ka kualifikimi përgjatë të gjithë jetës. Por po ti referohemi jo vetëm momentit por edhe erës digjitale ku po jetojmë sidomos në kalimin nga formati klasik në atë digjital i mësimdhënies, kërkon nga mësuesi dhe drejtuesi arsimor, jo vetëm njohuritë dhe aftësitë e nevojshme teknologjike por edhe ato pedagogjike dhe drejtuese tanimë bazuar dhe orientuar në teknologjinë digjitale.
Me riformatimin e funksionimit dhe drejtimit të institucioneve arsimore parauniversitare dhe ndërtimin e standarteve për drejtuesit e këtyre institucioneve, del në pah nevoja dhe interesi i drejtuesve arsimor apo aspirantëve për drejtues, për tu trajnuar profesionalisht edhe si rrjedhojë e konkurencës së lartë në treg në lidhje me synimet për promovim në edukim.
PSE EDUKIM DHE MESIMDHENIE
Akademia e edukimit dhe mësimdhënies shërben si një njësi e specializuar që ofron një paketë shërbimesh të plota dhe profesionale të cilat kanë në fokus rritjen e kapaciteteve të punonjësve dhe drejtuesve arsimor, të edukimit dhe mësimdhënies, jo vetëm duke I përgatitur profesionalisht, informuar, orientuar, formuar, kualifikuar dhe certifikuar me/për aftësitë më bashkohore në edukim dhe mësimdhënie por edhe duke i pajisur me modele praktike dhe të qëndrueshme pune, të cilat do ti ndihmojnë të rritin cilësinë dhe standartizimin në përditshmëri të punës së tyre.
- Konsulencë e dedikuar sipas kërkesave për portalin, kualifikimin dhe promovimin në arsim
Barleti training and testing center me anë të kësaj akademie, ofron intensivisht konsulenca të specializuara, praktike dhe të thelluara në fushën e edukimit duke mbështetur maksimalisht në çdo hap të karrierës dhe zhvillimit profesional në edukim, aspirantët për mësues, mësuesit, aspirantët për drejtues dhe drejtuesit arsimor, aspirantë për psikologë dhe punonjës social shkollor dhe psikologë dhe punonjës social shkollor aktiv, punonjës dhe drejtues administrate në fushën e edukimit.
- Master profesional gjithpërfshirës në edukim: Profili: Mësimdhënia dhe të Nxënit – 120 kredite – 2 vite
Masteri profesional është program i Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional pranë Universitetit Barleti.
Programi i tij është 2 vite gjithsej 120 kredite dhe është i akredituar dhe përshtatur me të gjithë kriteret e vlerësimit me Ligjin e Ri të Arsimit të Lartë që rregullon profesionin e mësuesisë.
Avantazhi i ketij masteri është përshtatshmëria për cilindo që mbaron një cikël Bachelor jo vetëm në Mësuesi por dhe Profile të Tjera dhe duan të bëhen pjesë e ecurisë së procedurave ligjore për tu bërë mësues (Stazhin Profesional, Provim License, Konkurim për Portalin Mësues për Shqipërinë).
Masteri është gjithpërfshirës pra për të gjitha ciklet, nivelet dhe profilet e mësuesisë.