Marrëveshje Bashkëpunimi midis Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë
Takimi për firmosjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Barleti Training and Testing Center(BTTC) dhe Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë u realizua më 17.02.2021. Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët do të zhvillojnë trajnime të përbashkëta të formimit profesional dhe të vazhduar me kredite në fushën e shëndetësisë duke marrë pjesë bashkarisht edhe në projekte, workshope dhe seminare, ku nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave të njëra-tjetrës, të përmirësojnë cilësinë dhe standartet e ofrimit të shërbimeve në fushën e shëndetit. Në të njëjtën kohë, Barleti Training and Testing Center(BTTC) do të certifikojë edhe aktivitetet e Shoqatës së Infermierëve të formatit të kurseve dhe trajnimeve.
[email protected] / +355 69 70 63 488
#BarletiTrainingandTestingCenter #AkademiaeSportitdheShendetit #ShoqataInfermiereve #Trajnimedhekurse #Edukimishendetesor #Rritjekapaciteteshperpunonjesiteshendetit