Prezantohen projektet e shkollës së drejtorëve të brezit IV
Gjatë periudhës 14-18 nëntor 2022 të gjithë pjesëmarrësit e brezit IV të Programit të Shkollës së Drejtorëve, që u trajnuan në Universitetin “Barleti”, prezantuan projektet e tyre individuale.Prezantuesit ishin drejtorë në detyrë, kurse në grupe prezantuan ata që ishin aspirantë për drejtues.
U prezantuan 47 projekte me tematika të larmishme dhe interesante që e kanë burimin nga identifikimi i nevojave për përmirësim të vijueshëm të cilësisë së shërbimit që ofron shkolla. Projektet kanë qenë pjesë e punës 7-mujore të pjesëmarrësve, të cilët nën drejtimin dhe kujdesin e trajnerëve individual arritën që të identifikojnë një problem në shkollën ku drejtojnë ose në shkollën mentore.
Mbi këtë problem ata krijuan dhe hartuan projektin e tyre sipas kërkesave dhe kritereve të përcaktuara në program deh i zbatuan ato në shkollë duke siguruar realizim të qëllimit dhe objektivave të përcaktuara.Prezantimet e punë 7-mujore u vlerësuan nga një Komision me përbërje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Shkolla e Drejtorëve dhe nga trajneri individual i Universitetit “Barleti”.
Pjesëmarrësit tanë e kaluan me sukses këtë detyrim të programit dhe tashmë janë të gatshëm për t’u futur në procesin final, atë të certifikimit. I urojmë suksese 60 pjesëmarrësve të brezit IV të Universitetit “Barleti”