Shkollat për Shëndetin
Zbatimi i projektit: Shkollat për Shëndetin
Barleti Group shpk me anë të strukturës Barleti Training and Testing Center (BTTC), me zbatim të Akademisë së Sportit dhe Shëndetit në bashkëpunim me Universitetin Barleti kryesisht me Departamentet e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional; Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit; Edukimit Fizik dhe Sporteve zbatuan 34 workshopet e para të projektit ” Shkollat për Shëndetin” në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Lezhë.
Projekti u zhvillua përgjatë muajit Tetor 2020 dhe u mbështet nga Agjensia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) dhe me të drejtë zbatimi nga SAVE THE CHILDREN.
Në projekt morën pjesë 400 pjesëmarres/targetgrupe si:Nxënës; Mësues dhe Drejtues Shkollash; Prindër dhe Kujdestarë; Mjekë Shkollash, Qendrash Shëndetësore, dhe Punonjës Psiko-Sociale; Punonjës të Promocionit Shëndetësor dhe Autoritete të Qeverisjes Lokale.
Qëllimi i projektit ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe stimulimi i një marrëdhënie më të plotë, të shëndetshme dhe sinergjike midis targetgrupeve të pjesëmarrësve për ti dhënë një rol shumë më të madh edukimit shëndetësor me fokus mirëqenien dhe ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.
Projekti hapi siparin e një bashkëpunimi dhe kontributi të vyer e shumë pozitiv afatgjatë midis institucioneve mbështetëse, zbatuese dhe përfituesve nga ky projekt.