Fituesit e STEAM Fair 2022 në Teknofest, Turqi
Fituesit e Tirana Steam Fair(TSF) dhe Albanian Science, Enginnering, Design Fair (ASEDF) pjesë e Programit STEAM ALBANIA nismë e Universitetit Barleti në partneritet të ngushtë me Triple City dhe Institutin Adriapol si “Bajraktarët e Inovacionit Kombëtar” morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Inovacionit dhe Aeronautikës TEKNOFEST në Stamboll, Turqi më 27 Prill-1 Maj 2023.
Panairi i Inovacionit dhe Aeronautikës Teknofest – konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë në botë me më shumë se 154,000 ekipe dhe më shumë se 600,000 garues nga 81 provinca dhe 107 vende të botës.Ndër projektet që garuan në këtë festival të teknologjisë përmendim “Smart School”, “Asistenti Mjekësor 2.0” “Krahu robotik”, “Tanku Modular”, “Human Helper” i grupit UNO Robotics nga Instituti “Harry Fultz” të cilët morën pjesë për të dytin vit rradhazi në këtë panair. Po ashtu në këtë panair u prezantuan projektet “Edit Market” Shkolla Teknike-Ekonomike Tiranë, “€-recycle” e nxënësve të Gjimnazit Aleks Buda, Tiranë, “Biogazi” Shkolla Jopublike “Numani” Fier.
Ky organizim është pjesë e bashkëpunimit të STEAM Albania me Fondacionin T3, organizator i Teknofest dhe mbështetës edhe i inovacioneve të mëdha në fushën e dronëve.Vizitorët në Teknofest mund të shohin nga afër performancat e dronëve Bayraktar, provojnë tunelin e erës, bëjnë xhiro me helikopter, shohin planetariumin, simulimet e tërmeteve etj. Planifikohet që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdohet edhe për vitet në vijim.